Prishtina triumfon me rezultat të pastër kundër Ulpianës

Futboll 12 Mars 2022 15:00

Prishtina ka vazhduar me fitore në BKT Superligë, teksa ka mposhtur Ulpianën me rezultat të pastër 2-0.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka triumfuar në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan falë një pjese të dytë shumë të mirë.

Pjesa e parë i takoi mysafirëve të cilët shfaqën më shumë nga loja, por që gola nuk pati.

45 minutat e para u mbyllën ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.

Ishte minuta e 51-të e ndeshjes, kur njëri nga mesfushorët më të talentuar në Kosovë, Qëndrim Zyba realizoi një gol fantastik nga jashtë 16 metërshi për 1-0.

Vetëm tre minuta më vonë, kryeqytetasit shënuan edhe golin e dytë, me autor Guathier Mankendan.

Deri në fund mysafirët tentuan të rikthehen në lojë, por përkundër rasteve të mira që patën nuk ia arritën dot të shënonin.

Kësisoj me këto tri pikë kalon në pozitën e pestë në tabelë me 32 pikë të grumbulluara, e Ulpiana mbetet e parafundit me 23 pikë. 

-->