Prishtina triumfon ndaj Trepçës 89, Gjilani barazon kundër Drenicës

Futboll 28 Prill 2021 17:10

Kanë përfunduar katër ndeshjet e luajtura sot në kuadër të xhiros së 31’të në Superligën e Kosovës.

Klubi i FC Prishtinës ka shënuar një fitore komode me rezultat 3-1 kundër Trepçës 89’të, me të gjitha golat e shënuar gjatë pjesës së dytë. Golat nga Endrit Krasniqi në minutën e 49’të dhe dy golat nga Leotrim Kryeziu 67’të dhe 76’të e lanë në hije golin e Abnor Mujës për Trepçën në minutën e 69’të.

Skuadra e Gjilanit priti në stadiumin “Agim Ramadani” skuadrën e Drenicës, një ndeshje e cila tregoi pak si me raste si me gola, një barazim 0-0, e cila i konvenon skuadrës së Drenicës e cila po lufton për mbijetesë.

Prishtina tashmë gjendet vetëm një pikë larg kreut të tabelës (66 pikë) ku për momentin pozicionohet skuadra e Ballkanit (67 pikë). /Insporti.com/

-->