Prishtina vazhdon edhe me Dardan Berishën

Superliga 03 Shtator 2019 16:33

Skuadra më e suksesshme në basketbollin kosovar, Prishtina duke t vendosur që edhe në edicionin e ri ta ketë fjalën kryesore, madje synon që në rrafshin ndërkombëtar të arrijë rezultate edhe më të mira.

Në këtë drejtim, kryeqytetasit veç përforcimeve të bëra, e kanë vazhduar bashkëpunimin edhe me disa nga basketbollistët e saj më të mirë, ndërsa sot diçka e tillë ka ndodhur edhe me Dardan Berishën.

Prania e tij në skuadër sigurisht do të jetë një arsye më shumë që Prishtina të synojë suksese të reja.