Prishtina vazhdon të forcohet, rikthen basketbollin boshnjak

Superliga 12 Gusht 2019 13:20

Prishtina po vazhdon të përforcohet për edicionin e ri në basketboll.

Prishtinasit kanë rikthyer në radhët e veta Fahro Alihodzic, i cili fatkeqësisht vitin e kaluar në fillim të sezonit pati një lëndim dhe nuk e pati fatin që të paraqitet për bardh e kaltrit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas në faqen e tyre zyrtare në Facebook:

Rikthehet bisha Alihodzic

Fahro Alihodzic është rikthyer në shtëpinë e Kampionëve pasi fatkeqësisht vitin e kaluar në fillim të sezonit pati një lëndim dhe nuk e pati fatin që të parqitet në klubin tonë!

Qendra 208 cm e gjatë, njihet për lojë fizike nën kosh, ku arma e tij më e fortë është mbrojtja, e cila do t’i jep mjaft siguri ekipit.

Alihodzic ka qenë pjesë e disa ekipeve, duke filluar nga Amerika, ku ishte pjesë e disa kolegjeve si, Fordham, Southeastern Ioëa CC, si dhe UAB. Në kolegje pati paraqitje mjaft të mira.

Karrierën si profesionist e nisi në Hungari tek dyherë kampioni, Kaposvari.

Shumicën e karrierës së tij e kaloi në Greqi tek skuadrat Rethymno, Promitheas Patras e Panionis. Një edicion luajti edhe në Estudiantes Concordias të Argjentinës, kurse së fundi mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Superliga e Belgjikës, Leuven Bears.

Welcome Back Fahro ⚪️🔵💙

Mbi Prishtinë është vetëm qielli