Prishtinës i takoi derbi i rivalëve të vjetër

Superliga 05 Tetor 2019 21:03

Superliga e Kosovës në basketboll do të jetë më e pasur me derbi, kjo pas rikthimit të Pejës në rangun më të lartë të garave.

Pikërisht një i tillë u zhvillua sonte në palestrën “Karagaçi” dhe përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 85:72.

Divine Myles me 22 pikë ishte më efikasi te Siagl Prishtina, i pasuar nga Fahro Alihodzic (21) e Mikaile Tmusic me 21 pikë.

Henrik Sirko me 15, Malcolm Amstred me 14 e Albin Berisha me 13 pikë u dalluan te Peja.

Ajo që vlen të theksohet nga kjo ndeshjes ishte interesimi i jashtëzakonshëm i tifozëve pejanë, të cilët e mbushën palestrën deri në ulësen e fundit, duke rikthyet atmosferën që një kohë të gjatë i ka munguar Pejës.