Pritet largim i madh nga Real Madridi

Futboll 22 Gusht 2019 10:58

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, i konsideruar si “njeriu Champions” për shkak të kontributit të madh në tre trofetë e tillë radhazi, të fituar në epokën e parë të trajnerit Zidane, është i pakënaqur me rolin e tij si zëvendësues në skuadër, ndaj

dëshiron të transferohet diku tjetër. Kështu njofton spanjollja “Marca”. “Gardiani” i Kombëtares së Kosta Rikës fillimisht kishte bërë paqe, me vendimin për të qenë Thibaut Courtois numri 1 i të bardhëve, por tani duket se ka ndryshuar mendje.

Për pasojë, madrilenët kanë filluar të kërkojnë një zëvendësues hipotetik, nëse Navas vendos të largohet në ditët e mbetura të afatit kalimtar të kësaj vere, deri më 2 shtator.

Nga ana tjetër, ylli i Sportingut të Lisbonës, Fernandes, i është ofruar Real Madridit. “AS” raporton se klubi portugez po kërkon ta shesë 24-vjeçarin, ndërsa vlera e tij është e lartë. Ai iu është ofruar gjigantëve spanjollë për 70 milionë euro.