Pritja e Etrit Berishës ndaj Milanit, dy portierët e Shqipërisë janë në super formë në Serinë A

Futboll 11 Prill 2022 11:27

Para Ligës së Kombeve, Reja do të ketë hall koke sa i përket portierit që do t’i besojë te Kombëtarja.

Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha janë në super formë me ekipet e tyre përkatëse, Lacio dhe Torino.

Pasi fundosi Interin, Etrit Berisha zhvilloi një tjetër paraqitje të mirë ndaj Milanit.

Porta u mbajt e paprekur me kuqezinjtë dhe Torino ka vendosur jo pak për historinë e titullit kampion me ndalesën që i bënë ekipit të Piolit.

-->