Pritja e jashtëzakonshme e Barcelonës për Prishtinën

Ndeshja ndaj Barcelonës po i bën lojtarët e Prishtinës në futsall të ndihen si superyje.
Sot, kryeqytetasit zbarkuan në Spanjë pas një fluturimi disa orësh për duelin e raundit të 32 më të mirave në Ligën e Kampionëve të futbollit të sallës.
Prishtina nuk ka humbur kohë dhe kanë shfrytëzuar “Palau Blaugranan” për të kryer stërvitjen e radhës.
E në shtëpi të veten, katalanasit treguan mikpritje të jashtëzakonshme.

Stërvitjet e Prishtinës po ndiqet nga gazetarët vendas të cilët madje po realizojnë edhe kronika me ta, teksa në bazë të pamjeve në Instagram shihet se po intervistohet braziliani i Prishtinës, Alan Jefferson.
Barcelona e futsallit ka publikuar video nga seanca stërvitore e skuadrës nga Kosova në Instagramin e tyre zyrtar që ndiqet nga plotë 1 milionë e 300 mijë fansa, reklamë kjo e jashtëzakonshme për skuadrën e Prishtinës dhe shtetin e Kosovës.
