Pritje madhështore për mbrojtësin shqiptar nga tifozët e klubit italian

Futboll 06 Maj 2019 12:56

Berat GJimshiti është duke shkëlqyer në kampionatin italian me skuadrën e Atalantës.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është shndërruar në titullar të padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Gasperini.

Atalanta me fitoren e fundit kundër Lazios 4:1 ka shtuar gjasat për pozitën e katërt në Serie A, që siguron Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Gjimshiti ishte një nga më të mirët në këtë ndeshje, ndërsa portieri shqiptar Etrit Berisha ishte në bankën rezervë.

Tifozët e Atalantës kanë pritur skuadrën e tyre pas rikthimit nga kryeqyteti italian duke krijuar atmosferë të jashtëzakonshme.

Mbi 4000 tifozë e kanë pritur dhe kënduar skuadrën italiane në aeroportin e Bergamos. /Insporti.com/

-->