Pritjet e Haxhos ndihmuan Prishtinën të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës – Haxho zbulon synimin kryesor të skuadrës kampione

Futboll 17 Mars 2022 14:56

Prishtina me fitoren ndaj Ballkanit të martën siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës për këtë sezon. Skuadra nga kryeqyteti mposhti atë të Ballkanit me rezultatin 1:2, pas 120 minutave të zhvilluara në Suharekë, shkruan Insporti.com.

Merita të mëdha për këtë fitore tejet të rëndësishme ka edhe portieri Eglant Haxho, i cili me pritjet e tij ishte vendimtar për skuadrën e tij.

Haxho, 33-vjeçar, ishte titullar dhe e shfrytëzoi për mrekulli këtë mundësi që ia dhuroi trajneri Abdulah Ibrakovic.

Në pjesën e parë nuk kishte edhe shumë punë, por në të dytën dhe gjatë vazhdimeve ai u testua nga futbollistët vendës vazhdimisht, por që Haxho tregoi vlerat e tij, duke shpëtuar gola të sigurt.

Pritja e tij më e mirë e ndeshjes ishte ajo nga ish-bashkëlojtari Armend Thaçi, i cili goditi për mrekulli nga gjuajtja e lirë.

Megjithatë, Haxho vendosi t’i thotë jo golit të Thaçit duke e pritur për mrekulli atë goditje.

“Insporti” ka zhvilluar një intervistë me portierin Haxho, i cilli këtë sezon nuk është se ka qenë vazhdimisht titullar për shkak të lëndimeve por edhe formës së Betim Halimit, i cili tashmë për momentin ka humbur vendin e titullarit falë formës së Haxhos.

Më poshtë mund të shikoni pritjet e Haxhos:

Haxho në FC Prishtina ishte transferuar nga FC Llapi.

Më poshtë intervista e plotë me Haxhon:

Insporti: Si ishte ndeshja për ty?

Haxho: Vinim nga rezultate  pozitive dhe donim qe dhe ndeshja me Ballkanin të ishte e tillë dhe për këtë gjë ishim motivuar sepse fitorja me të na dërgonte në gjysmëfinale gjë të cilën e arritëm, dhe të cilin kemi synimin kryesor Kupën.

Insporti: Atmosfera ne skuadër pas ndeshjes si ishte?

Haxho: Super si gjithmonë pas fitoreve , urime dhe për gjithë djemtë që dhanë maksimumin djersitem shumë për të arritur kualifikimin e dëshiruar .

Insporti: Çfarë do të thotë për ju ndeshja me Ballkanin, ishit numri një në portë?

Haxho: Kundërshtarin që e kishim e dinim që janë ekipi më në formë dhe e kishim menduar jo të lehtë ku dihen cilësitë e Ballkanit por duke besuar të gjithsecili që mund t’ia arrinim gjë e cila dhe ashtu rezultoi me kualifikimin tonë.

Ndjenjë shume e mirë kur je në portë dhe ndihmon ekipin.

Mundohem te jap maksimumin si në stërvitje ashtu dhe me lojë,dhe mundi gjithmonë shpërblehet ..

Insporti: A mendon se do te jesh edhe ne vazhdim titullar?

Haxho: E thashë dhe më lartë që mundohem të jap maksimumin gjithmonë si në stërvitje dhe ndeshje kur me jepet rasti mendoj ta shfrytëzoj në maksimum sepse dëshira e gjithsecilit është të jetë titullar dhe të bëjë më të mirën për ekipin , e sa për titullar është trajneri i cili vendos, por shpresoj që kjo formë e mirë e ekipit të ketë vazhdimësi dhe të arrijmë të sjellim një trofe përsëri në kryeqytet. /Insporti.com/

-->