Prizreni 16 fiton Superkupën e Kosovës – mposhtë në finale Trepçën

Superliga 05 Shtator 2021 20:33

Ka përfunduar takimi final i Superkupës së Kosovës mes Prizrenit 16 dhe Trepçës.

Skuadra e Prizrenit ka arritur të fitojë edhe finalen e madhe, në përballjen me skuadrën mitrovicase, Trepça.

Në finalen që u luajtë në kryeqytet, Prizreni fitoi me rezultatin 90-81.

Paraprakisht, skuadra e Prizrenit mposhti në gjysmëfinale Pejën, dhe edhe në finale shihej si skuadër favorite.

Në krye me Rifatin, Prizreni merr një trofe mjaft të rëndësishëm.

-->