Prizreni zyrtarizon amerikanin e tretë në skuadër

Basketboll 14 Shtator 2020 12:30

Skuadra e Prizrenit në basketboll po vazhdon me prezantimin e ardhjeve të reja.

I radhës është basketbollisti amerikan, Justin Jones.

“Justin Jones i gjatë 1.85 cm luan në pozitën e fundorit. Amerkani vjen nga liga NCCA II, ku skuadra e tij e fundit ishte PNC dhe kishte mesatare prej 19 pikëve për ndeshje”, thuhet në njoftim zyrtar.

Për Prizrenin ky është përforcimi  i tretë i huajë, pasi më parë kanë prezantuar edhe ardhjet e Josh Martin e Ty Nicholas.

-->