Probleme me zemër, tenistja e njohur përfundon karrierën në moshë të hershme

Sporte të tjera 01 Dhjetor 2021 16:31

Tenistja e njohur, Johanna Konta e ka përfunduar karrierën në moshën 30 vjeçare.

Ish-tenistja më e mirë në Britani ka probleme të vazhdueshme në zemër dhe ka vënë shëndetin para karrierës.

Konta ishte gjysëmfinaliste e ëimbledon në vitin 2017 dhe po kalonte formë të lartë vtieve të fundit. Konta ka thënë se ka probleme të përsëritshme të ritmeve të zemrës.

Ish-tenistja e katërt në botë më parë nuk kishte pranuar të vaksinohej kundër Covid-19, dhe më pas rezultoi pozitiv në test.

Ajo ka thënë se izolimi e ka prekur fizikisht e mendërisht.

-->