Probleme për Challandes, lëndohet mesfushori i Kosovës para ndeshjes me Çekinë

Uncategorized 04 Nëntor 2019 13:15

Bernard Berisha ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit që e ka zhvilluar për skuadrën ruse, Akhmat Grozny, shkruan Insporti.com.

Mesfushori i krahut, Berisha ndeshjen ndaj Dinamo Moskës e nisi nga minuta e parë por u detyrua të lëshojë fushën pas vetëm 20 minuta.

Klubi rus ende nuk ka dalur me njoftim zyrtar për gjendjen e reprezentuesit shqiptar të Përfaqësueses së Kosovës.

Ky lajm nuk do të jetë aspak i mirë për përzgjedhësin zviceran të “Dardanëve”, Bernard Challandes.

 

Kosova pas dhjetë ditëve do ta zhvillojë ndeshjen ‘jetë a vdekje’ kundër Republikës së Çekisë, në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Kosova do të udhëtojë në Plzen të Çekisë dhe në atë ndeshje mund të vendoset fati i saj për kualifikimin në “Euro2020”. Ndeshja do të zhvillohet me 14 nëntor.

Çekia renditet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Kosova në vendin e tretë me 11 pikë. /Insporti.com/