Probleme për Fernando Alonso-n

Formula 1 07 Mars 2018 12:50

Gjatë provave para-sezonale që po i zhvillojnë ngasësit e Formula 1, spanjolli Fernando Alonso i cili ishte duke prirë në testimet e sotme, pësoi një defekt me bolidin e tij.

Gjatë testit, bolidi i Alonso-s pësoi një tundje të fortë, me ç’rast ndaloi njëherësh dhe u dyshua se pati një lloj rrjedhje.

Ferndando Alonso momentalisht radhitet i katërti në pasqyrën e testimeve pasi kishte përfunduar 47 xhiro, kurse britaniku Lewis Hamilton ishte ai i cili vendosi ritmin kryesorë.

Vetëm ngasësi i Renault, Carlos Sainz ka arritur të ketë më shumë xhiro se britaniku Hamilton me 66. /Insporti.com

-->