Probleme për Golden State-in, ylli i skuadrës mungon në finalen e parë

Basketboll 28 Maj 2019 15:01

Skuadra kampione e Golden State Sarriors nuk do të ketë në dispozicion Kevin Durant për finalen e parë play off ndaj Toronto Raptors, ndeshje e cila do të luhet më 30 maj në Kanada.

Jo vetëm kaq, por në dyshim është edhe basketbollisti DeMarcus Cousins.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Golden State, Steve Kerr, që para ndeshjes së parë finale tha:

“Durant nuk do të jetë. Ky është një lajm jo i mirë, pasi ai është pjesë e rëndësishme e grupit. Në dyshim është edhe Cousins, çështjen e tij do ta monitorojmë deri në momentin e fundit”, u shpreh Kerr.

Dy ndeshjet e para finale play off do të luhen në fushën e Torontos, që ka avantazhin fushë në këto finale.

Durant nuk luan prej dy javësh për shkak të një lëndimi. Ai nuk u aktivizua në asnjë nga 4 ndeshjet finale të Perëndimit, ku Golden State mposhti Portland në finale.