Probleme te Milan, Ibrahimovic kapet me zyrtarin e klubit

Futboll 09 Mars 2020 13:17

Situata e fundit në skuadrën e Milanit nuk është aspak e mirë.

Përvec rezultateve negative, tek rossonerët është larguar nga klubi Zvonimir Bobani.

Këtë nuk e ka pranuar aspak mirë Zlatan Ibrahimovic, të cilin e konsideronte si urë lidhëse mes skuadrës dhe bordit drejtuesit.

Shkarkimi i kroatit ka nervozuar numrin 21 kuqezi që të shtunën mbrëma raportohet të ketë pasur një ballafaqim me Ivan Gazidis. Në qendër të diskutimit ka qenë situata në klub, dhe pavarësisht se ka marrë garanci nga administratori, Ibra nuk është i qetë.

Ai kishte një akord me Bobanin e Maldinin për të vijuar karrierën te Milani, por me largimin e kroatit e atë të mundshëm të legjendës, qëndrimi i Zlatanit komplikohet ndjeshëm.

Falë golit të djeshëm, Zlatan Ibrahimovic kap shifrën e 45 realizimeve me fanellën e Milanit në Serinë A dhe 60 në total.

-->