Problemi i radhës i Barcelonës, dimensionet e Stamford Bridge

Futboll 20 Shkurt 2018 11:37

Mediat në Spanjë sot janë marrë me një faktor shumë të rëndësishëm, por për të cilin flitet shumë pak, para ndeshjes së sontme ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës.

Fjala është për vetë dimensionet e stadiumit Stamford Bridge në Londër, që mund të jenë shumë problematike për Barcelonën.

Në fakt Stamford Bridge ka dimensione që janë ndër më të ngushtat në Ligën e Kampionëve, 103x67m, që është nën standardin e shumicës së klubeve (105x68m) dhe nuk gjendet në listën e stadiumeve me pesë yje të UEFA-s.

Mundo Deportivo përmend me dimensione më të ngushta ka edhe ekipi i Eibarit dhe kjo është një prej arsyeve pse Barcelona kishte probleme në duelin e vet me këtë ekip, pikërisht duke mos mundur ta shtrojë lojën e saj si duhet, edhe pse shënoi fitore 2:0. /Insporti.com

-->