Cristiano Ronaldo

Ditëlindja :

05/02/1985

Gjatesia :

1.87 m

Rroga :

Vlera ne treg: 120 mil. EUR

Ekipi ku luan :

Real Madrid

Rreth Cristiano Ronaldo

Biografia

Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro, u lind më 5 Shkurt 1985 në Funchal, qytetin më të madh në ishullin e Madeiras në Portugali. Si fëmijë, Ronaldo luante për ekipin amator "Andorinha", dhe më vonë kaloi dy vite tek "Nacional". Si 12-vjeçar pas një prove tri ditore, u bë pjesë e skuadrës së Sportingut. Ronaldo besonte se kishte aftësinë të luante si gjysmë-profesionist, me ç'rast ndërpreu shkollimin në moshën 14-vjeçare, në mënyrë që të fokusohej plotësisht tek futbolli. Ai u bë lojtari i parë i cili ishte pjesë e U-16, U-17, U-18, ekipin B dhe ekipin e parë të Sporting CP, të gjitha brenda vetëm një sezoni të vetëm. Viti 2003 shënon edhe fillimin e epokës së një lojtari, i cili më pas fitoi pothuajse çdo trofe të mundshëm në futboll. Në fitoren 3-1 të Sporting CP ndaj Manchester United, me paraqitjen e tij tërhoqi vëmendjen e Sir Alex Fergusonit, i cili ishte shprehur se Ronaldo ishte lojtari më emocionues 18-vjeçar që kishte parë ndonjëherë. Ronaldo është pesë herë fitues i Topit të Artë. Top golashënues me shtatë gola (bashkë me Pelen), në histori të Kampionatit Botëror të FIFA-s. I vetmi lojtar i cili ka arritur me dy klube (Manchester United dhe Real Madrid) dhe në dy Liga (Premier League dhe La Liga), të fitojë titullin e Ligës, Kupën, Super Kupën, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botërorit të Klubeve, Lojtarin e vitit në Ligë, Këpucën e Artë dhe Topin e Artë. Në verën e vitit 2018, Ronaldo u bë transferimi më sensacional i vitit, duke iu bashkuar gjigantit italian, Juventusit.

A e keni ditur?

Prindërit e tij, emrin Ronaldo e morën nga Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Ronald Reagan.

-->