
LeBron James
Ditëlindja :
30.12.1984
Gjatesia :
2.03 m
Rroga :
33 mil. USD
Ekipi ku luan :
Cleveland Cavaliers
Website :
http://www.lebronjames.com/Rreth LeBron James
Biografia
LeBron Raymone James ,u lind më 30 Dhjetor 1984 në Akron, Ohio të SHBA-së. Ai jetonte me të ëmën, dhe problemet që po i hasnin me jetën ishin të vështira. Kjo bëri që LeBron filloi të jetonte në familjen e Frank Walker, i cili ishte një trajner lokal basketbolli i të rinjve, me ç'rast edhe e prezantoi për herë të parë LeBronin me basketbollin, në moshën e tij 9-vjeçare. Si basketbollist në shkollë te mesme në vendlindjen e tij, nga media lokale u cilësua si një super yll i të ardhmes në NBA. Kariera e tij në NBA filloi në vitin 2003 me Cleveland Cavaliers, me të cilët arriti për herë të parë në histori të skuadrës në finale të NBA në vitin 2007, edhe pse u mposhtën nga San Antonio Spurs. Në vitin 2010 LeBron u largua nga Cleveland, në një transferim kontrovers për tek Miami Heat, me të cilin ekip për katër vitet e tij atje, ishin katër herë në finale të NBA dhe u shpallën dy herë rresht kampionë të NBA-së, në vitet 2012 dhe 2013. LeBron më 2014 rikthehet te Cavaliers, ku udhëhoqi skuadrën në tri finale rresht (2015-2017), dhe u shpallën kampionë në vitin 2016, që ishte titulli i tretë i James dhe i pari në historinë 52 vjeçare të klubit. Në korrik të vitit 2018, James arriti marrëveshje 4-vjeçare me LA Lakers, për shumën e 154 milionë dollarëve.
A e keni ditur?
LeBron James është cilësuar si milioner qysh në moshën e re,pasi kishte kontratë milionëshe me Nike-n,ende pa qenë pjesë e NBA.
Lajme nga LeBron James
- Nuk ka ndonjë anketë aktive për momentin.