
Majlinda Kelmendi
Ditëlindja :
09.05.1991
Ekipi ku luan :
Judo Team Ippon - Peja
Rreth Majlinda Kelmendi
Biografia
Majlinda Kelmendi lindi më 9 Maj 1991 në Pejë të Kosovës. Kelmendi filloi të praktikonte sprotin e xhudos në moshën 8-vjeçare në vitin 1999, në qytetin e saj të lindjes në Pejë. Nga fillimet e saj, trajner e kishte ish-xhudistin Driton Kuka. Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris të Francës. Një vit më vonë, ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj në Marok dhe përfundoi e 9-ta në kategorinë 52 kg në Kampionatin Botëror të Xhudos në Tokio, Japoni. Megjithatë, titullin e parë botëror në xhudo, Majlinda e fitoi në vitin 2013 në kampionatin Botëror të Xhudos, i cili u mbajt në Rio de Janeiro të Brazilit. Ajo arriti ta mbrojë titullin botëror edhe në vitin 2014, vit në të cilin Majlinda Kelmendi u shpall xhudistja më e mirë në botë, në të gjitha kategoritë. I njëjti vit, për të solli edhe dekoratën "Medalja Presidenciale e Meritave", të cilën ia dhuroi Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Mirëpo kulmi i karrierës së Majlinda Kelmendit erdhi në vitin 2016, fillimisht pasi e fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit, duke e bërë këtë titullin e tretë radhazi. Dy muaj pas këtij suksesi, ajo triumfoi me medalje të artë në Kampionatin Evropian të Xhudos në Kazan të Rusisë. Derisa Lojërat Olimpike në Rio 2016, Majlinda Kelmendin e shndërruan në sportisten më të suksesshme kosovare, pasi fitoi medaljen e artë në xhudo dhe u bë atletja e parë Kosovare që fiton medalje të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike. Së fundmi, Kelmendi e fitoi medaljen e artë në Grand Prix-in e Tel Avivit, kurse vitin e kishte përmbyllur me të artën në Grand Prix në Tashkent.
A e keni ditur?
Kontradikta u ngritën kur raportet shfaqën se ajo nuk kishte pranuar të bënte një test kontrolli të dopingut të paplanifikuar në qershor, në Francë. Trajneri i saj Driton Kuka,insistoi se ajo ishte e pastër dhe refuzimi kishte ardhur si pasojë e faktit që testuesi nuk kishte pasur një formë autorizimi nga WADA.
Lajme nga Majlinda Kelmendi
- Nuk ka ndonjë anketë aktive për momentin.