Rafael Nadal

Ditëlindja :

03.06.1986

Gjatesia :

1.85 m

Rroga :

94 mil. USD

Rreth Rafael Nadal

Biografia

Rafael "Rafa" Nadal Parera, u lind më 3 Qershor 1986 në Manacor, Ishujt Balearic të Spanjës. Duke e parë talentin e tij të natyrshëm për tenisin, xhaxhai i tij Toni Nadal, ish-tenist profesionist, e njohu atë me tenisin qysh në moshë e tij 3-vjeçare. Si 8-vjeçar derisa ishte një lojtar premtues i futbollit, Nadal fitoi Kampionatin regjional të tenisit për grupmoshat U-12. Kjo bëri që xhaxhai i tij, Toni Nadal, t'i intensifikojë ushtrimet me të dhe në atë periudhë e inkurajoi Nadalin që të luante me dorën e majtë për ta pasur një epërsi të natyrshme në fushën e tenisit, pasi kishte vërejtur se ai goditjet e forehand-it i bënte me dy duar. Në vitin 2003, si 17-vjeçar, pasi mposhti Roger Federerin në Wimbledon për të kaluar në raundin e tretë, Nadal u bë tenisti i parë që e arriti këtë gjë, që nga Boris Becker. Në paraqitjen e tij të parë në French Open si 19-vjeçar, Nadal arriti të fitonte këtë Grand Slam, gjë të cilën nuk e kishte arritur askush në Paris, për më shumë se 20 vite. Madje në katër pjesëmarrjet e tij të para në Roland Garros, i përfundoi me triumf, dhe është Grand Slami të cilin e ka fituar më së shumti në karrierë, plotë njëmbëdhjetë herë. Pas saj është US Open me tre tituj, Wimbledon me dy dhe Australian Open me një titull. Grand Slami i fundit që Nadali e fitoi është ai i Ronald Garrosit, ku në vitin 2018 në finale e mposhti austriakun Dominic Thiem.

A e keni ditur?

Në karrierën e tij të hershme, Nadal u bë i njohur për zakonin e tij, të kafshimit të trofeve të cilat i fitonte.

-->