
Roger Federer
Ditëlindja :
08.08.1981
Gjatesia :
1.85 m
Rroga :
115 mil. USD
Website :
http://rogerfederer.com/Rreth Roger Federer
Biografia
Roger Federer, u lind më 8 Gusht 1981 në Bottmingen të Zvicrës. Kontakti i parë i Federer me sportin e bardhë ishte si mbledhës i topave në turneun e Bazel-it "Swiss Indoors" në vitet 1992 dhe 1993. Si junior, arritjet më të mëdha të Federer ishin në turneun e Wimbledon në vitin 1998, ku triumfoi në finalet e meshkujve, individualisht dhe në çift. Vitin 1998 e përfundoi si #1 në ranglistën botërore për junior, dhe në të njëjtin vit mori pjesë në turneun e parë si profesionist në Gstaad, me ç'rast u mposht në raundin e parë. Shkëlqimin e madh ndërkombëtar, Federer e arriti në vitin 2001 në Wimbledon, ku si 19-vjeçar u paraqit kundër Kampionit në fuqi dhe deri atëherë,liderin e të gjitha kohërave të Grand Slam-it,Pete Sampras. Zvicerani i ri tronditi shtatë herë kampionin e Wimbledon në një duel epik prej pesë seteve, duke e mposhtur Sampras për të arritur në çerekfinale, ku u përball me britanikun Tim Henman, nga i cili u mposht pas setit të katërt në tiebreak. Nga Grand Slamet, Federeri ka arritur të fitojë tetë tituj të Wimbledonit, gjashtë tituj të Australian Open, pesë tituj të US Open dhe një herë triumfoi në French Open. Roger Federer nga shumë lojtarë dhe analistë sportiv, cilësohet si tenisti më i mirë i të gjitha kohërave.
A e keni ditur?
Në vitin 2003, pasi kishte fituar titullin e parë në Wimbledon, Federer mori si dhuratë një lopë me emrin "Juliette".
Lajme nga Roger Federer
- Nuk ka ndonjë anketë aktive për momentin.