Stephen Curry

Ditëlindja :

14.03.1988

Gjatesia :

1.91 M

Rroga :

34 mil. USD

Ekipi ku luan :

Golden State Warriors

Rreth Stephen Curry

Biografia

Wardell Stephen Curry II, u lind më 14 Mars 1988 në Akron, Ohio të SHBA-së. Është i biri i ish basketbollistit të NBA, Dell Curry. Duke qenë afër basketbollit që nga fëmijëria, Steph vazhdoi në hapat e babait dhe u rekrutua nga kolegji Davidson, me ç'rast u bë lojtar i ekipit të tyre Davidson Wildcats. U emërua dy herë lojtari i vitit në Konferencën Jugore të NCAA, e po ashtu në vitin e dytë arriti rekord sezonal në NCAA në tre-pikësha të shënuar. Në vitin 2009 u përzgjodh nga Golden State Warriors, dhe kontrata fillestare e tij kishte vlerën e 12.7 milion USD për katër vite. Në ndeshjen e parë të karrierës,Steph realizoi 14 pikë dhe 7 asistime. Në fund të sezonit të parë, në statistika përfundoi si lojtari i dytë në mesin e Rookieve dhe u emërua në ekipin e parë të NBA Rookie-ve. Gjatë sezonit 2012-13, Curry vendosi rekord në tre pikë të shënuara (272), rekord të cilin e kaloi më 2015 me 286, e pastaj edhe në 2016-ën me 402 treshe. Steph me Golden State Warriors, u shpall dy herë Kampion i NBA (2015, 2017), dhe dy herë Lojtari më i vlefshëm (2015, 2016).

A e keni ditur?

Përpos që Stephen Curry ka lindur në qytetin e njëjtë sikur LeBron James,sipas disa informacioneve thuhet që Steph dhe LeBron,madje kanë lindur edhe në të njëjtin spital.

-->