Profili i “Guardiolës” së Niklit

Futboll 03 Nëntor 2019 12:19

“Besojë se do ta arrijmë qëllimin, unë për atë kam ardhur këtu që të fitojmë lojë, ndeshjet, të marrim pikë dhe të fitojmë titullin. Një klub si Feronikeli, gjithmonë duhet të luftojë për tituj. Kam qenë në shumë seminare, në Barcelonë, Empoli, Paris Saint – Germain, sidomos në akademitë e tyre kam parë se si punojnë gjithë atë filozofinë time që e kam marrë e këtyre klubeve të mëdha, se si punojnë atje”, ishin fjalët e para të trajnerit të ri të kampionit aktual, Feronikeli, shkruan Insporti.com.

Sopi do të jetë në bankinën e Feronikelit deri më 30.06.2020. Ai ka nënshkruar kontratë për tetë muaj me klubin nga Drenasi.

“Nikli” shkarkoi trajnerin malazez, Dejan Vukiçeviq pas startit të dobët dhe vendosi ta zëvendësojë me trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

 

Por, cila është karriera e Agim Sopit?

Trajneri shkupjan karrierën si trajner e filloi me skuadrën Liria IF në vitin 1996. Ai qëndroi për tre vite si trajner i Lirisë.

Pas Lirisë, bëri një hap të madh në karrierë duke u emëruar si ndihmës trajner në skuadrën suedeze, Rosengard. Rosengard është klubi në të cilën futbollistët si Zlatan Ibrahimovc dhe Labinot Harbuzi filluan ‘hapat’ e parë të tyre si futbollistë profesionist.

Sopi, më pas mori disa skuadra edhe jo aq të njohura për t’i udhëhequr. Trajneri 50 vjeçar në sezonin 2012-13, ishte bërë përsëri pjesë e Rosengard, por në rolin e trajnerit në rangun e katërt të futbollist suedez.

Më pas, Sopi u emërua si ndihmës trajner i Blagoja Milevskit. Në skuadrën e Prespës qëndroi për 25 ndeshje. (Sezoni, 2014-15).

Sopi, një trajner ambicioz në vitin 2015 u bë pjesë e shtabit teknik të Kombëtares së Maqedonisë së Veriut U-21.

Suksesin më të madh në karrierë “nxënësi” i filozofisë së Barcelonës, e arriti me skuadrën e Landskrona, skuadër të cilën e udhëheqi për dy vite (1 janar, 2016 / 28 gusht, 2018).

Ai me Landskrona fitoi titullin e kampionit të rangut të tretë në futbollin suedez apo siç njihet si Ettan (Ettan, është rangu i tretë i futbollit suedez). Sopi e kishte inkuadruar Landskronen në rangun e dytë (Superettan).

 

Sopi debutoi me humbje në bankinën e kampionit të Kosovës, në derbin e xhiros së 13-të kundër Ballkanit me rezultat 0:2. Në xhiron e 14-të, “Niklin” e pret një udhëtim i vështirë në kryeqytet, pasi do të përballet me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mbetet të shihet se a do të arrijë të instalojë filozofinë e tij dhe se a do të ketë durim presidenti i klubit, Naser Ramaj.

Feronikeli renditet në pozitën e gjashtë me 19 pikë. /Insporti.com/

 

1996–1999      Liria IF

1999–2000      Malmö BI (assistant)

2001–2005      Shkëndia IF

2007    SK Hakoah

2008    Nwsets FF

2008–2009      FK Besa

2010    BK Näset

2011    Veberöds AIF

2012–2013      FC Rosengård

2014–2015      KSF Prespa Birlik

2014–2017      Macedonia U21 (assistant)

2016–2018      Landskrona BoIS

 

-->