Profili i sulmuesit nigeran të Dritës, ja çka do t’i ofrojë skuadrës kampione

Futboll 03 Shkurt 2019 09:16

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Drita, është përforcuar mjaftë shumë për fazën e dytë të kampionatit, i cili fillon më 17 shkurt.

Trajneri shqiptar, Shpëtim Duro,  gjatë afatit kalimtar të janarit nuk ka qëndruar në heshtje, duke bërë disa transferime mjaftë të mira.

Drita ka transferuar këta lojtarë: Përparim Osmani,  Sedat Berisha, Mario Kirev, Festim Krasniqi, Klajdi Burba, Kyrian Nwabueze, shkruan Insporti.com.

Skuadra gjilanase dje ka zhvilluar miqësoren e fundit në Antalaya, ndaj skuadrës rumune, FC Petrolul, me rezultat minimal 1 me 0. E këtë fitore ia solli sulmuesi nigerian i transferuar nga kampionati i Maqedonisë, Kyrian Nwabueze.

Image result for kyrian nwabueze

Nigeriani, Nwabueze, është në top formë këtë sezon dhe kjo ka elektrizuar tifozët e Dritës.

Sulmuesi korpulent qysh në ndeshjen e parë me fanellën e “Intelektualëve” realizoi, duke treguar se trajneri Duro ka bërë një transfer të qëlluar.

Nwabueze erdhi nga skuadra Pobeda Prilet, skuadër me të cilën në këtë sezon është paraqitur në 14 ndeshje, duke shënuar gjashtë herë, shkruan Insporti.

Ndërsa, 26 vjeçari në sezonin 2017/18 ishte pjesë e skuadrës sllovene “Gorica”, për të cilën është paraqitur në vetëm nëntë ndeshje, duke realizuar pesë gola.

Deri më tani ai ka zhvilluar 86 ndeshje zyrtare dhe në total ka shënuar 22 gola, shifër jo edhe aq e mirë për pozitën e sulmuesit, në të cilën luan Nwabueze.

Mbetet të shihet se a do të vazhdojë me këtë ritëm edhe me fanellën e Dritës në Superligë…

-->