Prokurori Kelmendi: Kemi informacione se ka kurdisje në Superligë

Futboll 25 Prill 2021 23:15

Prokurori Besim Kelmendi ka deklaruar se ka informacione për kurdisje të mundshme në Superligën e Kosovës, raporton Insporti.com.

I ftuar në emisionin “Sporti Total” në KTV, ai ka deklaruar se janë pritje të provave për të nisur hetimet.

“Ne kemi pasur disa informacione nga burime të ndryshme se mund të ketë dukuri negative në ndeshjet e fundit në Superligë. Ne kemi kërkuar që të jemi afër këtyre ndeshjeve. Nëse ka prova ne do te ngrisim hetimet tona. Nuk mund te flas se për cilat ndeshje, por ne po punojmë intenzivisht në këtë drejtim. Ka kurdisje në futbollin kosovar dhe ka ndeshje që ka aktakuze për ato”, tha ndër të tjera Kelmendi.

-->