Prokuroria fillon hetime për kurdisje në ndeshjen Llapi-Drenica

Futboll 13 Qershor 2020 22:16

Pas ndeshjes Llapi – Drenica në medie u raportua se sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi ka pasur një përplasje me dy futbollistët Mentor Zhdrella dhe Labinot Osmani.

Sipas informacioneve, Rexhepi ka akuzuar dy lojtarët se e kanë shitur lojën.

Muhamet Rexhepi ka mohuar se ka pasur përplasje dhe se nuk ka mundësi që lojtarët e Llapit të shesin lojë.

Të njëjtën përgjigje  ka dhënë edhe futbollistët Mentor Zhdrella dhe Labinot Osmani.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë lojtarë përplasje me sekretarin Rexhepi.

Kurse, Gazeta Olle minuta më parë ka kontaktuar me Besim Kelmendin, prokuror në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i cili tha se janë të interesuar të fillojnë hetimet lidhur me rastin në fjalë.

“Kam folur me kryetarin e Federatës, Agim Ademi dhe jemi shumë të interesuar të fillojmë hetime dhe me shiku për çdo dyshim të mundshëm, dhe po pres që shumë shpejtë Prokuroria Thelemore e Prishtinës të fillon të merret me këtë çështje pasi jemi shumë të interesuar të zbulojmë dhe të verifikojmë çdo dyshim të mundshëm”, tha Kelmendi.

Llapi sot u mposht nga Drenica në ‘Zahir Pajaziti’ me rezultat 0:2.

-->