Prokuroria konfirmon hetimet për kurdisjen e lojës së Përfaqësueses U-21 nga Agim Ademi

Futboll 26 Shkurt 2022 18:36

Ne lidhje me raportimet e kurdisjes se lojës së Kosovës U-21 ku protagonist kryesor del të jetë kryetari i FFK-së, Agim Ademi, Gazeta Metro që ka raportuar për skandalin, sot shkruan se prokuria i ka nisur hetimet.

Dje përmes një shkrese zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka informuar Gazetën Metro se lidhur me kurdisjen e lojës janë ndërmarrë veprimet e Kryeprokurorit të Shtetit dhe lënda është bart tek prokuroria themelore në Prishtinë për procedurat të mëtutjeshme të hetimit zyrtar, deri në Gjykatë bazuar në gjetjet e Gazeta Metros, dhe materialeve që i posedon kjo media online.

Ndonëse ky është një nga skandalet më të mëdha në FFK edhe pse kanë kaluar më shumë se një javë nga publikimi i lajmit për aranzhimin e kurdisje së lojës së Kombëtares së Kosovës U-21 nga Agim Ademi dhe Naser Prapashtica nuk ka pasur asnjë reagim nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Pas publikimit të lajmit disa nga personat e përmendur në shkrimin e publikuar për aranzhimin e kurdisje se lojës se kombëtares së Kosovës U-21, kanë qenë në presion të madh nga Agim Ademi, Naser Prapashtica dhe njerëzit e tyre, konfirmojnë disa burime të Metros në FFK.

Kombëtarja e Kosovës U-21 ishte pjesë e turneut 10 ditore në Antalia të Turqis në janar 2016, ku përveç Kosovës pjesëmarrës ishin edhe Bahreini, Arabia Saudite, Ukraina, Azerbajxhani dhe Shqipëria. Para fillimit të lojës së Kombëtares U-21 në zhveshtore me telefon në dorë Naser Prapashtica në kontakt me Agim Ademin kishte kërkuar nga futbollistët që te lëshojnë lojën.

Redaksia e Metro, posedon edhe materiale dhe dëshmi si incizime audio, për të cilat tashmë janë në dijeni edhe hetuesit e rastit.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur me datë 22.01.2016 para lojës Kosova – Bahreni. 

-->