Promotori Eddie Hearn tronditë me këtë deklaratë për Anthony Joshuan

Boks 02 Qershor 2019 23:15

Promoteri Eddie Hearn ka bërë të ditur se Anthony Joshua nuk do të jetë i njëjti pas humbjes ndaj Andy Ruizit, duke humbur katër titujt e kampionit të botës.

Boksieri britanik që ishte i pamposhtur deri në mbrëmjen e kaluar në kategorinë e peshave të rënda, i humbi titujt e kampionit IBF, WBA, WBO dhe IBO.

Rundi i shtatë ishte fatal për Anthony Joshuan, pasi Ruizi e rrëzoi edhe dy herë të tjera, ndërsa gjyqtari u detyrua ta ndërpriste meçin.

“Kjo humbje do ta gërryejë atë nga brenda, nuk është e lehtë ta përballosh një humbje të tillë”, ka thënë promoteri i boksierit anglez, Eddie Hearn.“Disa boksierë humbin dhe luftojnë që të kthehen sërish në majat, por disa të tjerë humbin dhe nuk mund të kthehen si kanë qenë më parë”.

“Shpresoj që Joshua do ta marrë veten nga kjo humbje tejet e thellë, pasi janë në pyetje katër tituj të botës dhe është humbja e tij e parë, ai është i shkatërruar”, ka shtuar më tej promoteri i Joshuas.