Pronari i Formula 1 jep alarmin: Ja çfarë mund të ndodhë në vazhdim

Formula 1 25 Mars 2020 14:29

Deri më tani, 8 gara të sezonit 2020 të Formula 1 janë anulluar apo shtyrë për shkak të koronavirusit. Por situata mund të jetë edhe më e rëndë në vijim, çka mund të sjellë në pezullime të tjera edhe pse organizatorët e botërorit synojnë një kampionat të reduktuar në 14-16 gara nga 21 që ishin planifikuar.

Chase Carey, pronari i Liberty Media, kompania që zotëron kuotat e Formula 1, tha se situata mund të jetë edhe më e rëndë në vijim.

“Ne synojnë një kampionat me 15 deri në 18 gara. Do të përdorim pushimet verore për të zhvilluar disa gara edhe pse deri më tani kjo mbetet një hipotezë, në letër, pasi situata është ende e paqartë”.

“Ne duam ta nisim sa më shpejt botërorin, por nga ana tjetër mund të ketë të tjera anullime garash në të ardhmen, duke e përkeqësuar situatën. Ndoshta jemi vetëm në fillim të një tuneli të gjatë. Gjithsesi, në momentin që kjo pandemi do të përfundojë ne do të jemi gati”, tha Chase Carey.

Deri më tani, 8 gara të sezonit 2020 të Formula 1 janë anulluar apo shtyrë për shkak të Covid-19. Por situata mund të jetë edhe më e rëndë në vijim, çka mund të sjellë në pezullime të tjera edhe pse organizatorët e botërorit synojnë një kampionat të reduktuar në 14-16 gara nga 21 që ishin planifikuar.

-->