Pronari i ri i Ferizajt për mediet britanike: Kosova është krejt ndryshe nga ajo që mendoni ju

Futboll 15 Gusht 2019 20:32

Lojtari i cili u shndërrua në fenomen global duke shënuar një gol me kokë nga një largësi të paparë, tani ka kritika për futbollin modern. Shumë para, por që tërheqin njerëz të ligë, që shfrytëzojnë futbollistët dhe shkatërrojnë garën.

Brian Dean kishte shënuar golin e parë në kohën e tij, në Premier Ligë për Sheffield United kundër Manchester United – pesë minuta pasi kishte hyrë në ndeshje më 15 gusht 1992-kurse ekipi i tij kishte filluar shumë mirë të udhëhequr nga Chris Wilder, njëri prej shokëve të tij të skuadrës.

Dean është kthyer nga Kosova, ku është aksionar i gjysmës së aksioneve të KF Ferizaji, e ku ky sport është larg nga shkëlqimi që ka Premier Liga.

“Sa herë që shkoj, kuptoj më shumë për këtë vend dhe historinë e tij”, tha Dean. “Është shumë ndryshe nga ajo që ju e shikoni: apo si unë që e kam parë në fillim. Është një vend në Europën jugore me popullsinë më të re dhe e kanë kulturë kafenenë. Ju mund të merrni një biftek tepër të shijshëm apo fileto pule, për një shumë të vogël parash”.

“Kur fillova të shkoj atje, tri vite më parë, ju udhëtoni nga Prishtina në Ferizaj dhe shihnit shumë më pak gjëra, ndoshta biznese të çuditshme që prodhojnë mermer, por tani hapësira është mbushur edhe me gjëra të tjera ku mund të gjeni KFC por edhe Burger Kingun”, tregon Dean i cili dje edhe zyrtarisht privatizojë gjysmën e klubit kosovar.

“Ata janë popull shumë pro-britanik dhe pro-amerikan. Në pike-vështrimin e tyre ne i kemi shpëtuar ata gjatë fushatës ajrore të NATO kundër Serbisë. Kjo është arsyeja pse aty do të gjeni fëmijë me emrin Tony Blair. Ata e duan kulturën angleze dhe ata llogaritin shumë në ne. Ata me respektojnë si një anglez”.ka thënë ndër të tjerash ai, në një intervistë të gjatë për Daily Mail.