Protestës në Minneapolis i bashkohen edhe dy yje të NBA

Basketboll 29 Maj 2020 20:29

Dy fytyra të njohura nga liga më e fortë e basketbollit në botë janë bashkuar në protestën e madhe në Minneapolis.

Vrasja e një personi me ngjyrë në Amerikë, në qytetin e Minneapolis, ka bërë që të shpërthejnë protestat, duke u demoluar vendi.

Madje, në mbrojtje të rendit është vendosur edhe Garda Kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi shumë ndërtesa janë përfshirë nga flaka e janë shkatërruar.

Së fundmi, protestës i janë bashkuar edhe dy fytra të NBA; anëtari i Minnesota Timberwolves, Karl Anthony Towns dhe ish anëtari i skuadrave si Golden State, San Antonio e Indiana, Stephen Jackson.

Stephen Jackson priu një konferencë për medie sot në Minneapolis, me Karl Anthony Towns që ishte gjithashtu i pranishëm.

“Jam i lënduar, jam i nervozuar, por unë nuk jam i frikësuar”, ka thënë ylli i NBA.

George Floyd është viktima e policisë së Minneapolis, i cili shihej në një video që u bë virale në botë, teksa iu shua jeta nga një polic i Minneapolis.

George ishte mik i afërt i Stephen Jackson.

https://twitter.com/BleacherReport/status/1266432030524362752/video/1

-->