Me prototip në qendër të Prishtinës (Video)

FASK 13 Shkurt 2018 14:04

Një prototip Radical SR8, një Subaru Impreza WRX dhe Lancia Delta e përgatitur për gara malore, do të shquheshin edhe në garë të madhe të autosportit.

Por, kur këto vetura paraqiten në qendër të qytetit, ky po që është rasht i veçantë. Në fakt, këto tri vetura kanë qenë pjesë e Panairit Olimpik, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Autosportit e Kosovës e kishte hapësirën më atraktive nga të gjitha federatat tjera.

Bardhyl Canolli, kampion i kategorisë VII në kampionatin që organizohet nga FASK, foli për veturën e tij, kurse ekipi ynë ka xhiruar edhe pamjet e dy veturave tjera.

Canolli ka folur edhe për fuqinë dhe performancën e veturës së tij dh ka dhënë detaje tjera interesante.

Makinat tjera, ishin të Naim Dashajt (Subaru) dhe Valdet Krasniqit (Lancia) dy prej individëve më të suksesshëm që garojnë në kategoritë e organizuara  nga Federata e Autosportit e Kosovës.

Përndryshe, FASK ende nuk e ka miratuar kalendarin e vet të aktiviteteve për sezonin 2018 dhe nuk dihet kur do të fillojë kampionati i garave malore.

 

-->