Provokim i rëndë – tifozët e Zvezdës nuk “mbushen mend”

Basketboll 02 Janar 2020 23:13

Tifozët e Crvena Zvezdës po vazhdojnë të bartin në tribuna rivalitetin e klubit të tyre të basketbollit me klubin Buducnost nga Podgorica.

Ekipi nga Beogradi nuk pranoi të udhëtojë të Podgoricë para disa ditëve dhe takimi ndërmjet këtyre dy ekipeve përfundoi me fitore me rezultat zyrtar për Buducnostin, kurse tifozët vendës kishin përgatitur një koreografi, edhe pse dihej se Crvena Zvezda nuk kishte udhëtuar.

Në anën tjetër, në takimin ndërmjet Zvezdës dhe Bayernit në Euroleague, tifozët në Beograd shpalosën transparentin me tekst “Crna Gora i Srbija – to je jedna familja” – Mali i Zi dhe Serbia është një familje, shkruan Insporti.

Mediat në Beograd këtë transparent e cilësuan si gjest të “pajtimit” midis tifozëve, ndonëse situata ndërmjet këtyre dy klubeve vazhdimisht ka qenë shumë e tensionuar në dy vitet e fundit.

-->