Provokimi erdhi nga tifozët polakë, sulmuan tifozët shqiptarë me shishe

Futboll 13 Tetor 2021 10:05

Ndeshja Shqipëri – Poloni u ndërpre mbrëmë për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga tifozët kuq e zi në momentin kur Polonia shënoi gol me autor Swiderski, transmeton Insporti.

Megjithatë, nga pamjet e publikuara zbulohet se tifozët polakë ishin të parët që hodhën shishe ndaj tifozëve shqiptarë, para se të ndodhte incidenti me lojtarët.

Pas incidentit u zhvilluan edhe 15 minutat e mbetur të ndeshjes, por Shqipëria nuk ia doli dhe Botërori mbetet vetëm një ëndërr.

Polonia rënditet  vendin e dytë me 17 pikë,  ndërsa kuqezinjtë  zbresin në vendin e 3 me 15 pikë.

/Insporti.com

-->