Pse është shtyrë ndeshja Chelsea – Arsenal?
Futboll
12 Shkurt 2022
16:09

Takimi mes Chelseat dhe Arsenalit i paraparë të zhvillohej këtë të shtunë është shtyrë.
Data se kur do të zhvillohet ndeshja nuk është bërë e ditur akoma.
Arsyeja pse ndeshja u shty për një datë tjetër është pasi skuadra e Thomas Tuchel zhvilloi takimin ndaj Al-Hilal në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube të mërkurën.
Teksa, sot anglezët janë gati për t’u ndeshur me brazilianët në finalen e cila pritet të zhvillohet nga ora 17:30 në ‘Mohammed Bin Zayed Stadium’ të Abu Dhabi.
Blutë do të shpresojnë të mos mbeten prapa pasi Man City dhe Liverpool luftojnë për titullin e ligës, ndërsa Topçinjtë janë ende në garë për katër më të mirat.
/Insporti.com