Pse Pogba e ekzekutoi penalltinë e jo Rashfordi? Sqarohet Solskjaeri

Futboll 20 Gusht 2019 09:19

Ole Gunnar Solskjaer ka folur për penalltinë e Paul Pogbas, në ndeshjen e djeshme kundër Wolverhamptonit.

Manchester Unitedi i Solskjaerit u ndal në barazim 1:1 në ‘Molineux’, vend ky ku ka dy humbje dhe një barazim këtë vit, shkruan Insporti

‘Djajtë e Kuq’ kanë mundur ta rikthejnë epërsinë në ndeshje, po qe se Paul Pogba të tregohej i saktë nga 11 metra në pjesën e dytë.

Për penalltinë e humbur të francezit ka folur trajneri Solskjaer, duke treguar se pse Rashfordi, që e ekzekutoi penalltinë javën e kaluar ndaj Chelseat, nuk e gjuajti atë.

“Sepse ata të dy janë lojtarët e caktuar që godasinë penalltitë, dhe javën e kaluar Marcus [Rashfordi] pati vetëbesimin që ta gjuante”, tha Solskjaeri për BBC Sport.

“Sot, Paul kishte vetëbesimin që ta gjuajë dhe ky është një vendim që ata e kanë bërë në fushë, njëjtë siç bënë javën e kaluar”, shtoi ai.

“Javën e kaluar shkoi mirë, kësaj here jo, por ky është futbolli”, tha Solskjaer.

Për penalltinë e humbur të Pogbas, reagim të ashpër pati legjenda e klubit, tani analist i Sky Sports, Gary Neville. /Insporti.com/