Pse Rusia është përjashtuar nga Lojërat Olimpike Dimërore?

Për herë të dytë radhazi, atletët rusë nuk do të garojnë nën flamurin e vendit të tyre në Olimpiadën Dimërorë “Pekin 2022”.
Në dhjetor 2019, Agjencia Botërore Anti-Doping (Wada) vendosi që të ndalojë për katër vjet që sportisët e Rusisë të merrnin pjesë në Lojëra duke e përfaqësuar shtetin rus.
Atletët rusë mund të garojnë vetëm nën flamurin e Komitetit Olimpik Rus (ROC) për shkak së shkelqën rregullat.
Janë 204 atletë rusë që garojnë në Lojërat Dimërore 2022 si “neutralë” nën emrin ROC si pjesë e sanksioneve të vazhdueshme të vendosura nga Agjencia Botërore Anti-Doping (ËADA).
Rusia nuk mund të dërgojë zyrtarisht asnjë atlet në një garë sportive ndërkombëtare deri në dhjetor 2022.
Dhe, kur një atleti i ROC-së i jepet një medalje, një këngë e Çajkovskit luhet në vend të himnit kombëtar rus dhe valvitet flamuri ROC.
/Insporti.com