“Pse s’mundet Jorginho t’i bashkohet Juventusit?”

Futboll 23 Maj 2019 22:10

Agjenti i Jorginhos ka lëshuar bombën e ditës duke thënë se nuk sheh ndonjë arsye që mesfushori të mos i bashkohet Maurizio Sarrit te Juventus.

Jorginho e ndjekë Sarrin nga Napoli te Chelsea verën e kaluar. Por, pas vetëm një viti, Sarri mund të largohet nga “Blutë e Londrës”, ku ai kërkohet nga Juventusi për ta zëvendësuar Max Allegrin.

Joao Santos, menaxheri i futbollistit të Chelseas, në një intervistë të dhënë për “Radio Marte”, u pyet nëse lojtari sërish mund ta ndjekë Sarrin.

“Jorginho e Sarri te Juventus? Jo, Sarri është i përqendruar te finalja e Europa League, nuk mendon për merkaton. Sezoni i Chelseat ka qenë i jashtëzakonshëm, vendi i tretë në kampionat dhe finalja e Europa League janë rezultate shumë të mira”, ka thënë Santos.

“Jorginho është një profesionist, jo një tifoz i Napolit, më pas kur do të tërhiqet nga futbollit mund të vendosë nëse do të shkojë të shikojë një ndeshje të Napolit apo Juventusit, sepse do të jetë thjesht një tifoz, por tani është një profesionist. Është e vërtetë se është shumë i lidhur me qytetin, tifozët dhe skuadrën axurre, por një profesionist nuk mund të thotë ‘nuk shkoj te Juventusi, sepse kam luajtur te Napoli’. Do të ishte më korrekte për tifozët e Napolit të përforcohej skuadra e tyre dhe jo të shikojnë se çfarë ndodh në shtëpinë e Juves”.

Mesfushori 27 vjeç ka bërë 53 paraqitje në sezonin debutues me Blutë e Londrës dhe ka shënuar 2 gola./Insporti