PSG arkëton një fitore shumë të vështirë kundër Lens

Futboll 01 Maj 2021 19:16

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 2-1 përballë Lens në kuadër të javës së 35-të në Ligue 1.

Parisienët e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar qysh nga minuta e parë.

Mirëpo, goli erdhi në minutën e 33-të, kur pas një gabimi nga ana e mbrojtësit të Lens, Neymar shfrytëzoi gabimin dhe I dha epërsin PSG-së, 45 minutat e dytë ishin edhe më intensive, derisa kishte momente që luhatej fitorja e PSG-së.

Në minutën e 59-të, skuadra nga Parisi ia doli të shënonte edhe golin e dytë me anë të Marquinhos, derisa Neymar ishte në rolin e asistuesit.

Lens bëri që fitorja e PSG-së të ishte më e vështirë, pasi shënuan nëpërmjet Ganagos (61′) që u asistua nga Kalimuendo. /Insporti.com/

-->