PSG befason me ofertë për yllin e Manchester United

Futboll 07 Mars 2018 08:18

Skuadra franceze e Paris Saint-Germain, pas eliminimit të mbrëmshëm nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve, duket se ka filluar të koncentrohet tani në tregun e transferimeve.

Së fundmi skuadra e Nasser Al-Khelaifi-it, thuhet se ka filluar të interesohet për njërin prej lojtarëve të Manchester United, i cili ashtu kështu flitej se do të largohej gjatë verës.

Shtypi francez ka raportuar se PSG ka bërë një ofertë ta majme drejt Marouane Fellaini prej 5.4 milionë funteve në vit, pas taksave. Pra, raportimet thonë se belgu këtë shifër vjetore do ta marrë pas taksave.

Mesfushori 29 vjeçar pritet se do të largohet nga “Djajtë e Kuq”, pasi ka refuzuar të nënshkruaj kontratën e re dhe duket se ndër destinacionet e tij mund të jetë kryeqyteti i Francës.

Fellaini do të jetë lojtarë i ri në fund të sezonit, përkundër raportimeve se trajneri Jose Mourinho ka tentuar ta bind që të nënshkruaj kontratë të re, por belgu duket se do të vendos për PSG-në, e cila po i ofron kontratë 4 vjeçare, në vlerë prej 5.4 milionë funteve në vit, pas taksave. /Insporti.com

-->