PSG dhe Juventus përgatiten për shkëmbimin e madh në janar

Futboll 14 Dhjetor 2019 08:45

Merkatoja e janarit mund t’i gjejë në bashkëpunim skuadrën e PSG dhe atë të Juventus.

Reparti i mesfushës është ai që ka çaluar në të dy skuadrat, të cilat tashmë po mendojnë për lëvizjet e mundshme.

PSG dhe Juventus mund të futen në një shkëmbim që do të përfshinte Emre Can dhe Leandro Paredes, raporton ‘Tuttosport’.

Paredes ka zhgënjyer që kur kaloi në Francë, një vit më parë, nga Zenit ST Petersburg, derisa Can ndihet se nuk ka hapësirat e duhura në Torino.

Me dy lojtarët që janë të pakënaqur, një shkëmbim mund të arrihet shumë lehtë.

-->