PSG me dy objektiva, dëshiron futbollistin e Barcelonës dhe Tottenham

Futboll 03 Maj 2018 08:15

Skuadra franceze e Paris Saint-Germain, pritet që me ndryshimin e trajnerit, të ketë edhe disa objektiva tjera për sa i përket lojtarëve.

Ekipi nga kryeqyteti francez, duket se ka identifikuar dy futbollist, për të cilët mendon se do të jenë përforcime shtesë dhe të nevojshme.

I pari është lojtari i Barcelonës, Ousmane Dembele, me të cilin trajneri Thomas Tuchel, që pritet të marrë drejtimin e skuadrës së PSG-së në verë, ka punuar tek Borussia Dortmund dhe e do sërish nën urdhrat e tij.

Lionel Messi po ashtu është pajtuar që sulmuesi të largohet nga Camp Nou, meqë beson se Antoine Griezmann do të përshtatej më shumë me skuadrën.

Kurse, në anën tjetër në Premier League, te skuadra e Tottenham, ka identifikuar danezin, Christian Eriksen, i cili po cilësohet si njëri nga mesfushorët organizativ më të mirë të momentit në futbollin anglez dhe PSG e dëshiron në “Parkun e Princave” nga sezoni i ardhshëm.

Për 26 vjeçarin, i cili erdhi te Tottenham Hotspur në vitin 2013 nga Ajax për 12.5 milionë funte, kurse PSG janë të gatshëm t’i paguajnë Tottenham edhe deri në 100 milionë funte, që skuadra angleze të heq dorë nga danezi, në mënyrë që ai të transferohet tek kampionët e Ligue 1 të Francës. /Insporti.com

-->