PSG e Real Madrid me super ofertë për Icardin

Futboll 23 Shkurt 2018 10:43

Sulmuesi i Inter, Mauro Icardi, ka kohë që është në radarin e skuadrave të mëdha evropiane dhe sipas disa raportimeve, duket se PSG dhe Real Madrid janë duke përgatitur ofertë të majme për argjentinasin.

Shtypi italian ka bërë të ditur se Icardi pritet të ketë para vetes dy oferta fantastike. Paris Saint-Germain, të cilët presin largimin e Edinson Cavani-t këtë verë, janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit të Inter, një kontratë pesë vjeçare me një vlerë prej 40 milionë eurosh.

Ndërsa, në tjetrën anë, Real Madrid zëvendësimin për Karim Benzema, do ta kërkojnë po ashtu gjatë verës, kurse nëse Icardi mund të jetë njëri prej opsioneve, atëherë “Los Merengues” mund të ofrojnë për të kontratë pesë vjeçare në vlerë prej 45 milionë euro, me mundësinë që argjentinasi të mbajë 30-50% të drejtave të imazhit të tij.

Por, skuadra e mbretërve nga Madridi, janë duke shqyrtuar edhe lojtarë tjerë si, polakun Robert Lewandowski të Bayern Munchen dhe sulmuesin anglez Harry Kane nga Tottenham Hotspur. /Insporti.com

-->