PSG e sheh Dybalan si zëvendësim i duhur i Neymarit

Futboll 20 Korrik 2019 23:28

Paris Saint-Germaini ka nisur të interesohet për Paulo Dybalan e Juventusit, raportojnë media të ndryshme në Francë.

Sulmuesi 25-vjeçar shihet si zëvendësues ideal për Neymarin që synon të largohet nga Parisi.

Sipas transmetuesit RMC Sport, drejtori i PSG-së Leonardo ka nisur kontaktet me përfaqësuesit ligjorë të Dybalas.

Televizioni francez raporton se Parisi do të ofrojë 50 milionë euro për Dybalan, por pa e llogaritur si pjesë të operacionit edhe Neymarin.