PSG fiton me lehtësi, shkëlqejnë Mbappe dhe Icardi

Futboll 22 Tetor 2019 23:03

Paris Saint Germian ka marrë edhe fitoren e tretë në fazën e Ligës së Kampionëve, në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Kampionët e Francës kanë mposhtur me lehtësi 0-5 Club Brugge në udhëtim, për fitoren e tretë në grupin A.

PSG arriti që në minutat e parë të ndeshjes të kaloi në epërsi, kur Mauro Icardi shënoi pas asistimit të Angel Di Maria.

Kylian Mbappe në minutën e 61’, dyfishoi epërsinë në 0-2.

Në minutën e 63’, në skenë doli sërish Mauro Icardi, që shënoi për 0-3, pas një asistimi të pranuar nga Mbappe.

Vazhdimi i ndeshjes i takoi PSG-së, që shënoi edhe dy herë të tjera, përmes Mbappe, i cili kompletoi het-trikun me golat e shënuara në minutat 79’ dhe 83’./Lajmi.net/

-->