PSG i vë syrin yllit të Juves për merkaton e janarit

Futboll 21 Dhjetor 2019 18:09

Medie të ndryshme raportojnë edhe për interesin e Borussia Dortmund, por mesa duket Can do të udhëtojë për në Francë.

Prej muajsh mediet spekulojnë se Emre Can mund të largohet që në janar nga Juventusi.

Lojtari i përfaqësueses gjermane nuk është pjesë e planeve të trajnerit Sarri dhe kjo u kuptua kur ai e la jashtë listës për Champions League.

Medie të ndryshme raportojnë edhe për interesin e Borussia Dortmund, por mesa duket Can do të udhëtojë për në Francë.

Sipas RMC, Thomas Tuchel kërkon ta marrë që në janar mesfushorin 25-vjeçar. Madje thuhet të ketë pasur bisedime mes drejtuesve të dy klubeve.

-->