PSG kalon në gjysmëfinale të Kupës

Futboll 21 Prill 2021 21:04

PSG fitoi me rezultat 5-0 në “Parc des Princes” kundër Angers, duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Francës.

Golin e parë e realizoi argjentinasi Mauro Icardi, në minutën e nëntë. Sulmuesi shfrytëzoi një asist nga Draxler dhe kaloi ekipin e Pochettinos në avantazh.

PSG shënoi edhe tre gola të tjerë në pjesën e dytë të ndeshjes. Neymar shënoi me kokë në minutën e 65-të, ndërsa tre minuta më vonë përsëri Mauro Icardi me golin e tij të dytë.

Veprim fantastik i Angel Di Marias në zonën kundërshtare, asist me finte dhe finalizim i thjeshtë për Icardin, i cili kompletoi hat-trickun e tij.

PSG do të pres edhe rezultatin e gjysmëfinales tjetër mes Lyon dhe Monacos, për të marrë veshë kundërshtarin. /Insporti.com/

-->