PSG kërkon sulmuesin e Juventusit

Futboll 28 Gusht 2019 22:05

Paris Saint-Germain ka hapur bisedimet me Juventusin për transferimin e mundshëm të Mario Mandzukic.

Skuadra parisiene ka nevojë për përforcimin e sulmit pas lëndimeve të Kylian Mbappe dhe Edinson Cavanit, derisa Neymar pritet të rikthehet te Barcelona.

Kështu, gazetari Gianluca Di Marzia raporton se PSG është duke e vëzhguar situatën e Mandzukic te Juventusi.

33-vjeçari nuk shihet zgjedhje primare e trajnerit Mario Mandzukic pas rikthimit të Gonzalo Higuain.

Megjithatë, Di Marzio thotë se sulmuesi kroat ende nuk ka vendosur për destinacionin e tij të radhës.

Ka gjasa që futbollisti edhe të mbetet në Juventus deri në janar, para se të largohet nga “Zonja e Vjetër”

-->